AKTUALITET, 28 Prill 2022, 20:35

Gabriel Escobar vizitë në Shqipëri takohet me Oliver Varhelyi! Ambasada e SHBA: Konfirmuan mbështetjen për negociatat, të angazhuar për reformën në drejtësi

Gabriel Escobar vizitë në Shqipëri takohet me Oliver Varhelyi!

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur sot në Tiranë bashkë me ndihmëssekretaren amerikane për çështjet europiane dhe euroaziatike Karen Donfried kanë mbërritur sot në Shqipëri.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga momenti i takimit të tyre me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ajo thekson se ata kanë diskutuar për prioritetin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedoninë së Veriut në Bashkimin Europian.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Donfried dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, , Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar përparësinë e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent.  Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.