TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erion Veliaj, në një komunikim live ditën e djeshme, ka bërë një deklaratë të pavend, në të cilën etiketon studentët që jetojnë në konvikte duke thënë se këta të fundit “nuk arsyetojnë”.
Kreu i bashkisë së Tiranës tha se qytetarët janë ndryshe nga studentët për shkak se arsyetojnë, ndërsa këta të fundit nuk arsyetojnë dot, por shohin vetëm punën e tyre.
"Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, u shpreh ai.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ka sulmuar studentët që për shkak të kushteve ekonomike zgjedhin që të jetojnë në konvikt. Janë të shumtë të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin konviktin për shkak të kushteve ekonomike që kanë, pasi jo të gjithë arrijnë që të paguajnë minimalisht 350 euro një shtëpi 1+1 në Tiranë.