TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për çmimin e karburanteve në vend, duke akuzuar qeverinë dhe kompanitë e karburanteve për të cilat thotë se kanë bërë një marrëveshje okulte për të mbajtur të lartë çmimin.
Braçe thotë se pas shtrenjtimit me 20 lekë në 5 javët e fundit, çmimi do të rritet më tej pasi Rusia dhe Arabia Saudite ranë dakort për të ulur prodhimin.
Deputeti deklaron se kompanitë shqiptare po marrin naftë me çmim më të mirë nga India, jo më nga Italia, por ajo po u shitet më shtrenjtë, sepse importi i naftës në vend është në duart e një monopoli ose instrumenti të shpikur për të monopolizuar, duke hequr avantazhin e përfitimit nga çmimet më të lira sa kohë brokeri ble me çmime të lira, por e shet me çmimin ditor të bursës.
Reagimi i Braçes
PO E BLEJME NAFTEN 197 LEKE/LITER;
NE VETEM PESE JAVE, CMIMI I NAFTES ESHTE RRITUR ME 20 LEKE/LITER;
Do shkoj edhe me shtrenjte; Rusia e Arabia ka ulur prodhimin, oferten e tyre dhe CMIMI PO SHKON PERPJETE!
Shikoni;
Kam bere nje llogari mbi modelin qe aplikonte BORDI (kur ishte e ku benin pjese edhe tre te medhenjte):
SIPAS LLOGARISE, CMIMI NE TABELE I NAFTES DUHET TE ISHTE 201 LEKE/LITER; brenda ketij CMIMI tregtaret e naftes na mesuan te besojme se eshte edhe FITIMI I TYRE-3 LEKE/LITER!
Moooos ooo Zooooot!
I BIE QE TREGTARET E NAFTES PO NA SHESIN ME HUMBJE; keta qe e kane cmimin 197 leke, 1 LEK HUMBJE, ata qe e kane cmimin 196 leke, 2 LEKE HUMBJE, ata qe e kane cmimin edhe me poshte, edhe me me shume humbje!
E beson kush kete?! Se per ta paguar e kemi paguar dhe vijojme ta paguajme!
PO NA GENJEJNE TANI DHE PO FITOJNE APO NA KANE GENJYER ME PARE DHE KANE SUPERFITUAR?!
Javes qe shkoi, lexova se Brokeri i tregut shqiptar, ka ndertuar treg dhe po ble nafte me cmim me te mire ne INDI!
Me konfirmoi ky lajm dhe se kuptova pse e ben publike, sepse:
1. Me ne fund eshte e qarte se importi i naftes ne kete vend eshte ne duart e nje monopoli ose instrumenti te shpikur per te monopolizuar;
2. Monopoli na ka hequr avantazhin e perfitimit nga cmimet me te lira sa kohe brokeri ble me cmime te lira por na shet me cmimin ditor te burses.
DHE NE PAGUAJME KETA!
DUHET SHEMBUR KY MODEL TREGU TAN QE CDO GJE ESHTE SHUME ME E QARTE!”, shkruan deputeti socialist.