TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në vitin 2031 pritet të bëhet fotografimi i radhës i popullsisë dhe numrit të banesave në Shqipëri. Por ndryshe nga censi i vitit 2023 apo të viteve të tjera, numërimi i popullsisë nuk do të bëhet me numërues derë më derë, por do të bazohet mbi regjistra administrativ, të dhëna nga gjendja civile etj.
“Shpreh nevojën për shtesë stafi por edhe për infrastrukturë teknologjike, në kushtet kur kërkohet që me synimin që censi i 2031 të bazohet në burime administrative, që kërkon staf shtesë dhe infrastrukturë solide, për të garantuar mbrojtjen e të dhënave që do të mblidhen”, u tha Elsa Dhuli.
Në komision drejtoresha e INSTAT, ju përgjigj edhe shqetësimeve të opozitës që sulmi kibernetik të janarit 2024 ka prekur edhe të dhënat e CENS-it.
"Ne përjetuam një sulm kibernetik dhe me shumë transparencë kemi raportuar që janë identifikuar 40 kompjuterë të prekur, 6 prej tyre kanë qenë të fikur.
Nuk ishin kompjuterët që kishin të dhënat kryesore të INSTAT-it, përsa lidhet me CENSI-n me besim të plotë raportoj se ato nuk kanë qenë të depozituar në INSTAT për sigurinë e këtij informacioni dhe nuk janë prekur gjatë sulmit”, tha Dhuli.