TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO lë në burg ish-pronarin e lokalit të natës “Cinco Cavalli”, Ermir Ndreaj, i cili kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë.
Ermir Ndreaj akuzohet se ka kryer trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Ermir Ndreaj, i cili u arrestua në Korrik të këtij viti, me datë 11.08.2025 paraqiti pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, për arsye shëndetësore.
Burime për News24 bëjnë me dije se aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.
Sot (14 tetor) GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga personi nën hetim Ermir Ndreaj.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Ermir Ndreaj me datë 11.08.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësim i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260/2 i K.Pr.Penale.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 560, datë 13.10.2025, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës të paraqitur nga personi nën hetim Ermir Ndreaj.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.