AKTUALITET, 25 Mars 2024, 15:45

Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare në Kuvend, Apeli i GJKKO-së rrëzon Sali Berishën

Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare në Kuvend,

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeminstrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend.

Lideri demokrat ndodhet prej 30 Dhjetorit nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe nuk prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.

“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve, por nga Kushtetuta”, tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.