AKTUALITET, 25 Mars 2024, 13:10

Peleshi: Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e FA në misionin e KFOR në Kosovë

Peleshi: Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët

Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri deklaron se angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve të Shqipërisë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, është thelbësor.

Postimi i plotë:

Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë.

Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.

Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO.

Peleshi: Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët