AKTUALITET, 25 Mars 2024, 11:31

Nis me debate Komisioni Hetimor për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-Up’, Vokshi: Dy koncesione me vlerë 200 milionë euro! Ndreca: Mos na mbani konferencë

Nis me debate Komisioni Hetimor për ‘Sterilizimin’ dhe

Komisioni Hetimor për dy koncesione në shëndetësi ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi parashtroi disa arsye pse do të ngrihet ky komision, duke theksuar nder të tjera se dy  koncesionet, ai i “Sterilizimit” dhe “check up” kapin një vlerë 200 milionë euro.

Këto deklarata kanë bërë që të ndërhyjë deputeti i PS, Plarent Ndreca, i cili i ka kërkuar Albana Vokshit që të prezantojë rendin e ditës dhe të mos mbajë konferencë.

Vokshi: Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë.

Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik.

Koncesionet që në do të shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 milionë euro, për sterilizimin dhe check up.

Ndreca: Konsultohemi pastaj parashtroni kërkesën. Të ikim ne dhe vazhdo konferencën.

Vokshi: Nëse doni ta nisin kështu mbledhjen…Të lutem se nuk ua kam dhënë fjalën. Po shpjegoj për publikun çfarë është ky komision. Qetësohuni.

Vokshi: Mos më ndërhy! Unë po informoj publikun, pastaj do të kaloj te rendi i ditës.