TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbulohet emri që do të zëvendësojë në krye të QSUT-së, Albana Ficon. Mësohet se ky post i është besuar Alma Camit.
Cami aktualisht është shefe e Shërbimit në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej tre vitesh. Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.