TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e trupës së gjyqtareve. Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje.
Pasi përfaqësuesi ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese duke argumentuar se nuk janë të paanshëm Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim.
Dervishaj po ashtu është shprehur se Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo duhet të japin dorëheqjen pasi kanë konflikt interesi për këtë çështje.
DISKUTIMET
Këshilltari i Presidentit Bledar Dervishaj citoi nenin 36 për dorëheqjen, dhe nenin 37 për kërkesën për përjashtimin e trupës nga shqyrtimi i çështjes.
Ndërkaq përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka i konsideroi këto kërkesa si pretendime për pengimin e zhvillimit të seancës.
“Këto janë pretendime për të penguar zhvillimin e kësaj seance. I kërkoj gjykatës ta vlerësonte kërkesën paraprake për përjashtim gjyqtarësh dhe ta rrëzojë si të pabazuar në kushtetutë e ligj”, tha Bushka.
Ndërkaq gjyqtarja Vitore Tusha e pyeti Bledar Dervishajn: “Keni kërkesa të tjera paraprake ju përfaqësues të Presidentit?” Këshilltari i Presidentit u përgjigj: “Do të kemi, por vret nga vendimet tuaja”.
SEANCA
Që prej orës 10:00 po vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca ku po shqyrtohet shkarkimi i Ilir Metës si President i Republikës.
Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit.
Presidenti mungon në seancë dhe përfaqësohet nga këshilltari për çështjet ligjore Bledar Dervishaj, i cili po relaton kërkesën e kreut të shtetit.
Më herët publikuam një pjesë të fjalës së këshilltarit ligjor të Presidentit i cili thekson faktin që disa gjyqtarëve u ka mbaruar mandatin.
Ai shprehet se është vënë në dyshim pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatës Kushtetuese.