TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mëngjesin e sotëm qarkun e Dibrës.
Si pasojë Rruga e Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, është bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj.
'Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.
Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; janë të kalueshme, drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital,'-shkruhet në njoftim.