TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë informacion mbi partitë që janë regjistruar deri më tani për zgjedhjet e 6 Marsit.
Në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 6 Marsit njëmbëdhjetë Parti.
Nuk është paraqitur në KQZ dhe KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar.
KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë.
Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.