TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ky i fundit përfaqësohet në këtë seancë nga përfaqësuesi ligjor, Bledar Dervishaj.
Përpara gjyqtarëve, ai tha se Presidenti i Republikës ka paraqitur një kërkesë paraprake për vlerësimin që u duhet bërë gjyqtarëve, e cila vë në dyshim paanshmërinë e tyre.
“Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 7 anëtarë, 6 prej të cilëve janë zgjedhur nga institucione në konflikt interesi, siç janë Kuvendi dhe Presidenti,” tha ai.
Më tej Dervishaj tha se trupa gjykuese e di që Meta është sulmuar rregullisht nga kryeministri Edi Rama që nga viti 2018.
Dervishaj vuri në dukje edhe se dy prej gjyqtarëve iu mbaron mandati pas disa javësh, ndërkohë që kryetarja aktuale është në ditën e pestë përtej mandatit.