TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Veriu, verilindja dhe juglindja e vendit janë nën reshjet e dëborës prej orëve të para të ditës së sotme.
Në Kukës trashësia varion nga 5 cm në qytet deri ne 25 cm në zonat malore. Aktualisht raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin.
Në Rrugën e Kombit janë vënë në lëvizje 37 mjete borëpastruese që punojnë në dy segmente Tuneli Kalimshit-Morinë dhe Tuneli i Kalimashit-Rrëshen.
Mjetet borëpastruese edhe në drejtim të Hasit, Pukës, Peshkopisë e Shishtavecit.
Nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në shkolla vijon procesi mësimor.