TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi ka deklaruar se Grupi i PD-së ka marrë vendimin për nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Jashtë selisë blu, ku u zhvillua edhe mbledhja e Grupit të PD-së, Bardhi u shpreh se Peleshi është “kukull që urdhërohet nga Rama dhe njeri i marrë peng”.
Ai theksoi se opozita ka numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.
“Grupi i PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është kukull që urdhërohet nga Rama dhe është njeri i marr peng.
Kemi numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Këtë mund ta bëjë një kukull e Ramës”, tha Bardhi.
Vendimi vjen pasi kryetari i Kuvendit kaloi në votim pa debat programin qeverisës “Rama 4” dhe përbërjen e kabinetit të ri, me kërkesë të PS-së gjatë seancës së sotme parlamentare pasi opozita “protestoi” në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi një video të ministes robot “Diella”.
Gazment Bardhi: Na është mohuar e drejta e fjalës. Ne kërkojmë përsëritjen e seancës parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe kabinetin.
Presidenti të konstatojë që votimi është antikushtetues sepse është kryer jashtë rregullave dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të këshillit të ministrave.
Grupi i PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare mocionin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është kukull që urdhërohet nga Rama dhe është njeri i marr peng.
Këto janë 3 vendimet, Kemi numrin e nevojshëm për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Këtë mund ta bëjë një kukull e Ramës.
Në sallën e kuvendit duhet të sillet brenda rregullave, të prezantojë përbërjen e anëtarëve të këshillit dhe më pas secili prej nesh ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv parlamentar. Rama nuk do ti diktojë sjelljen opozitës, s’do ia mbyllë gojën, dhe do duhet të respektonte kushtetutën dhe solemnitetin e një seancë që është e vetmja që rendin e ditës e ka të caktuar nga kushtetuta, Gjatë fjalës së Ramës, kryetari i Kuvendit, një kukull e komanduar nga Zoto dhe Rama i dha dy herë fjalën për të bërë propozime kreut të grupit të PS dhe ndërkohë që sipas rregullores për çdo propozim ka të drejtën e fjalës, një folës pro dhe një folës kundër. Në emër të grupit kemi kërkuar dy herë fjalën për të shprehur qëndrimin tonë për deputetë e mazhorancës. Ta nisësh seancën e dytë përsëri me shkelje të Kushtetutës, rregullores dhunoi të të drejtave të opozitës, këtë mund ta bëjë vetëm kukulla e Klodian Zotos.