AKTUALITET, 18 Shtator 2025, 15:24

U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu

Gjykata e Apelit liron nga burgu italianin, Davide Pecorelli, i cili u dënua në vendin tonë pasi inskenoi vdekjen e tij. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Pecorelli e ka kryer dënimin e tij në kohën e paraburgimit.

Mësoeht se Gjykata e Apelit deklaroi italianin të pafajshëm për veprën penale të mashtrimit, duke ndryshuar akuzën nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda, për shkatërrim prone me zjarr.

Kujtojmë se Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri. Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik.