TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetje ndaj kërkesave të Avokatëve Shqiptarë të cilët u ngritën në protestë mëngjesin e sotëm.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje institucioneve dhe aktorëve të tjerë vendimmarrës që të dëgjojnë kërkesat e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.
Kreu i Shtetit thotë se Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur.
Postimi:
Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.
Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!
Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur.