TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Damian Gjiknuri në Foltoren e Kuvendit është shprehur se Drejtësia kërkon kohën e vet, por i bëri thirrje që mos hanë presionin e politikës dhe të përpiqen të jenë të pavarura.
Gjiknuri: Drejtësia është ndërmarrje e vështirë dhe nuk mund të ndërtohet në një vend ku s’ka drejtësi sociale. Nuk mund të ndërtohet në një vend ku ka varfëri, ku s’ka bashkëpunim me njëri-tjetrin. Drejtësia do të marrë vitet e saj. Të gjitha këto shqetësime që ngrihen këtu dhe janë politike janë pasojë e vettingut dhe reformës. Jo në kuptim negativ. Patjetër po vuajmë disa pasoja, unë nuk mund ta mohoj. Njerëzit kanë shqetësim për vonesat e dosjeve gjyqësore. Problemi është si do ta bëjmë më mirë. Prandaj merren disa hapa, dhe ribërja e hartës së re gjyqësore. Harroj,ë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit, të zhvillohet gjyqi. Harrojmë që ligjin e kemi shkruar vetë. Kur flasim këtu zbatoni ligjin, qëndrojini atyre kritereve. Ky ishte një operacion i fortë, si të heqësh një tumor. Ju doni që një person sapo del nga operacioni të dalë dhe të vrapojë në fushë.
Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, nuk duhet të bien në presionin e politikës, nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë.
Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët.
Nuk i bën mirë Shqipërisë kur zyrtarë dalin në këtë të mënyrë dhe ndëshkohen. Jo se nuk do vendoset precedenti që ata që shkelin ligjin të ndëshkohen. Por nuk i bën mirë imazhit tonë që Shqipëria të demaskohet u shpreh Gjiknuri.