AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 15:08

Tragjike në Durrës, 18-vjeçari futet në det për të shpëtuar dy të mitur nga mbytja, por nuk arrin të dalë vetë! Gjendet trupi i pajetë

Tragjike në Durrës, 18-vjeçari futet në det për

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës, ku një 18 vjeçar është mbytur.

Ai është futur në ujë për të shpëtuar dy 15 vjeçar që po rrezikonin të mbyteshin, por nuk ka mundur të dalë vetë.Policia njofton se ka gjetur trupin e pajetë të 18 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.