AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 15:49

Kaosi në parlament, përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi tre deputetë të Rithemelimit (Emrat)

Kaosi në parlament, përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi tre

3 deputetë të Rithemelimit, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë pasi hodhën tymuese dhe krijuan kaos në seancën plenare të ditës së djeshme. 

Saimir Korreshi i vuri flakën tymueseve duke ‘mjegulluar’ të gjithë sallën e Kuvendit. Megjithatë, socialistët ndoqën rendin e ditës duke miratuar projektligje.