TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se aksioni i opozitës është një moment jetik për pluralizmin politik në vend.
Sipas tij sot në Parlament është bllokuar kërkesa e qytetarëve për të marrë llogari për çështje të ndryshme.
“Aksioni opozitar ndahet mes nesh. Është një moment jetik për pluralizmin, jo opozitën. Po cenohen liritë themelore që janë fituar në fund të viteve ’90. Këta kanë vendosur standardin për protesta të tilla. Nuk kanë qenë këta që kanë qëlluar Azem Hajdarin në Parlament?
Sot bëhet fjalë për bllokimin total të kërkesës qytetare për të marrë llogari. Qytetarët janë të shqetësuar për disa çështje dhe mua më thonë si deputet nuk kam të drejtë të kërkoj komision”, tha ai.