TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Partisë Demokratike që kanë qenë duke marrë pjesë në komisionin për Çështjet Evropiane kanë shkaktuar sërish tensione duke bërë që mbledhja të kalojë online.
Deputetët Saimir Korreshi, Oerd Bylykbashi dhe Lefter Gështenja janë futur në mbledhje, ndërsa raportohet se ajo është ndërprerë pasi këta të fundit nuk kanë lejuar zhvillimin e saj.
Ata kanë ndjekur të njëjtin skenar si me komisione të tjera që janë zhvilluar në javët e fundit, që prej nisjes së “aksionit opozitar”, siç e konsiderojnë ata, kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese nga ana e mazhorancës.