AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 14:54

Çështja ‘Partizani’/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi mbi dy orë dëshmi në SPAK

Çështja ‘Partizani’/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi mbi

Pas 2 orë e 30 minuta, biznesmeni Fatmir Bektashi ka përfunduar deklarimet në SPAK, ndërsa u shoqërua nga avokatia mbrojtëse.

Ortaku i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme brenda pak ditësh, pasi me 6 Nëntor dëshmoi sërish lidhur me çështjen e Partizanit.

Ai është marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me aferën për ish kompleksin Partizani. Bektashi e ka detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori në datën 20 nëntor, sikundër ish-kryeministri Sali Berisha. Më 23 tetor, GJKKO caktoi “detyrim paraqitje” për biznesmenin.