TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ardian Nikulaj (Marku), i cili u vra sot në Shëngjin nuk është një emër i panjohur për policinë dhe opinionin publik në Lezhë. Nikulaj ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021 garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë.
Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali 'Coral' në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.
Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë 'Marku'. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.
Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për 'armëmbajtje pa leje'. Ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që në vitin 2006 është dënuar me gjobë për kontrabandë mallrash dhe falsifikim dokumentesh.
Ardian Nikualj ka deklaruar se nuk është dënuar jashtë vendit apo me vendim të formës së prerë.
Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij. Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona.

