TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar se vrasja që ndodhi ditën e sotme në zonën e “Ranës së Hedhun”, ka prapaskenë politike.
Paloka tha për "News24" tha se ngjarja mund të jetë me background politik duke treguar biznesmeni ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zonën e Shëngjinit.
“Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion”, ka thënë ai.