TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. C., 48 vjeçe dhe E. Z., 35 vjeç, Dh.Dh të cilët dyshohet se ushtronin prostitucion në një lokal në pronësi të kësaj të fundit.
Autorët akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor, një rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit. Arrestohen 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit.
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec. Në lokalin në pronësi të shtetases Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.