AKTUALITET, 19 Prill 2023, 14:28

Ekzekutimi i Ardjan Nikulaj/ Autori me uniformë policie dyshohet se ka udhëtuar me Range Rover me targa angleze, si u kamuflua për të mos ngritur dyshime tek viktima

Ekzekutimi i Ardjan Nikulaj/ Autori me uniformë policie dyshohet se ka

Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë.

Bëjnë me dije se ai mbante veshur me uniformë shërbimi policie ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshente.

Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.