AKTUALITET, 19 Prill 2023, 14:20

Atentati ndaj biznesmenit, policia: Janë ngritur pika kontrolli, po ndjekim autorët

Atentati ndaj biznesmenit, policia: Janë ngritur pika kontrolli, po ndjekim

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për vrasjen e 51-vjeçarit, Ardian Nikulaj, babait të katër fëmijëve.

Forcat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit të tij, në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. 

Atentati ndaj biznesmenit, policia: Janë ngritur pika kontrolli, po ndjekim
Vendi ku ndodhi krimi

Njoftimi I policisë:

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.