AKTUALITET, 19 Prill 2023, 14:48

Kandidonte si këshilltar për Tom Doshin, por mbështeste koalicionin "Bashkë fitojmë", 51-vjeçari që u vra në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar

Kandidonte si këshilltar për Tom Doshin, por mbështeste

Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar. 

Biznesmeni u qëllua në lokalin e tij nga të paktën dy persona dhe ndërroi jetë në vend. Sipas burimev, viktima kohët e fundit udhëtonte me makinë të blinduar.

Më herët ai kishte qenë emigrant, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit.

Ai ishte kreu i PSD-së që drejtohet nga Tom Doshi në Lezhë dhe kandidatonte si këshilltar bashkiak, por mbështeste koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Më herët 51-vjeçari kishte qenë kreu i ALUINZ-it.