TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama doli për një komunikim për mediat, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me gjobën prej 110 milionë euro që duhet paguar ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi.
Për shkak të kësaj gjobe, janë bllokuar llogaritë e Albcontrol në Eurocontrol, duke e vendosur në situatë krize këtë kompani.
Rama nuk e pranoi direkt që këto llogari janë bllokuar, por tha se ky është informacion konfidencial.
Pyetja- A ka pasur bllokim të llogarive të albconotrollit, pas vendimit për Becchettin?
Edi Rama: Së pari njëherë meqë më dole në një temë kaq të dashur për ata që gëzojnë që sa herë ka lajme të kësaj natyre, në vend që të irritohen që një kriminel arrin të çajë rrugët në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke nisur nga java e ardhshme. Po mendojmë daljen fare nga juridiksioni i kësaj gjykate, pas vendimeve skandaloze.
Po këta njerëz kanë thënë që Shqipëria i ka paguar ato para, ja që ato 100 milionë nuk kanë ikur, nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi. Sa i përket luftës me të, ne e bëjmë dhe do ta bëjmë me të, edhe pa këtë kategori njerëzish.
Unë përgjigjet i jap si dua unë. Kalo mikrofonin te tjetri, ky është një aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencialitetin, por detyra ime është që të ruaj konfidencialitetin.