TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet italiane kanë arrestuar një biznesmen të kërkuar ndërkombëtarisht, i akuzuar për evazion fiskal, në ishullin sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte një pushim të shkurtër.
30-vjeçari nga Palermo kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështuan falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull.
Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare. Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg.
30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.