TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zef Preçi, eksperti i ekonomisë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk pret ndonjë ndikim në ekonominë shqiptare pasi SHBA vendosi tarifën 10 për qind për eksportet shqiptare. Preçi tha se volumi i shkëmbimeve me SHBA është më pak se 4 për qind të totalit tonë, dhe kryesisht janë çelik dhe bimë mjekësore.
“Tarifat janë një taksë që çdo qeveri u vendos mallrave që vijnë nga një vend tjetër. Synimi është për të siguruar të ardhura në buxhet dhe për të mbrojtur prodhimin vendas. U bë edhe në krizën e Depresionit të Madh në vitet 1929-1933, sepse presidenti i kohës mendonte se me tarifa do të mbronte prodhimin e vendas bujqësor, por nuk doli ashtu. Por më pas u përdorën tarifa të negociuara. Trump vendosi gjatë mandatit të parë 10 për qind tarifë me Kinën dhe Biden nuk e hoqi. Tani e ka bërë 34 për qind, përveç 20 për qind që ishte më parë.
Volumi i shkëmbimeve me SHBA është më pak se 4 për qind të totalit tonë dhe janë çelik e bimë mjekësore. Janë disa efekte që janë bërë nga ekonomistë të njohur që flasin për efektet e tarifave që synojnë të ulë hyrjen e fentanilit nga disa vende të Lindjes së Largët dhe të emigrantëve nga Kanadaja. Trump synon të ulë hendekun e deficitit buxhetor, por, sipas ekonomistëve, nuk pritet që ekonomia ta marrë veten kaq shpejt.
Për ne, duhet riorientim tregu që vendi ynë të përdorë tarifën 10 për qind për të shtuar investimet në SHBA. Nuk pres ndonjë ndikim në ekonominë tonë.
Më të mëdha do të jenë efektet e tërthorta në raport me BE-në”- tha Preçi.