AKTUALITET, 2 Mars 2023, 14:21

"Ka qenë monstër"/ Fqinji i Dan Hutrës: E kam rrahur, dje kisha frikë të dilja nga shtëpia

"Ka qenë monstër"/ Fqinji i Dan Hutrës: E kam rrahur,

Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur "monstër" autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiranë ndërsa tregoi një histori se si e kishte rrahur kur i vodhi furgonin.

Ai tregoi se kohë më parë e ka dhunuar autorin, e për shkak të kësaj ngjarje, ditën e djeshme kishte frikë të dilte nga shtëpia.

"Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta.

I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpitë e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua. E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prapë këtu.

Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat. Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau.  

Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda. Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues", tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë.

Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.