AKTUALITET, 2 Mars 2023, 14:16

Fqinjët rrëfejnë frikën e familjarëve nga Dan Hutra: Kërkuan azil, sa doli nga burgu

Fqinjët rrëfejnë frikën e familjarëve nga Dan Hutra:

Fqinjët e Dan Hutrës, në zonën e Vaqarrit në kryeqytet janë shprehur të tmerruar mbi tragjedinë që ndodhi një ditë më parë. Familja Kërmaj, e cila i njeh si banorë të lagjes familjarët e Dan Hutrës, zbulon se marrëdhëniet e tyre me vrasësin serial nuk ishin të mira.

Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgu, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani. Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.

“Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik.

Donte të shkëputej nga i vëllai. Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë.

Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.