AKTUALITET, 2 Mars 2023, 14:02

“Do të rrija i fshehur deri në mëngjes”, si do e vriste Dan Hutra ‘objektivin’ në Sharrë

“Do të rrija i fshehur deri në mëngjes”, si do e

Pas vrasjes së tre grave në Paskuqan dhe Kamzë ditën e djeshme, Ramazan (Dan) Hutra kishte planifikuar edhe një vrasje tjetër në Sharrë.

Para autoriteteve, Hutra ka deklaruar se donte të vriste në Sharrë, një person që ai e akuzonte se i kishte dhënë armën, autorit që shumë vite më parë i ka vrarë babain.

40-vjeçari është shprehur se do të qëndronte i fshehur dhe do e kryente vrasjen në mëngjes.

“Vazhdova rrugën për në vendin ku do të realizoja vrasjen tjetër.

 Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes”, thuhej ndër të tjera në dëshminë e tij.

Dëshmia vijon: Në fillim shkova tek  Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për çdo gjë.

Më pas kam ikur në Gjermani dhe u ktheva me  80 mijë euro, që ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Pastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar  mesazhe, por ata nuk pranuan.

Pasi shkova në banesë kam qëlluar me  thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë, gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë.

Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë. 

Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do të realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes."