TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Kuvendi miratoi ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e organeve të vetingut. I pyetur se, si e bindi opozitën të japë votën "pro", Rama u shpreh se nuk ka bindur asnjë.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama deklaroi se ka dy Parti Demokratike sot, duke iu referuar dhe Komisionit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, PS nuk negocion me asnjë prej PD-ve.
Pyetje: Si e bindët PD-në për votimin e vetingut?
Rama: Ne nuk bindëm asnjë. Ne shkuam për të votuar. Ka dy Parti Demokratike. Ne nuk negociojmë me asnjërën prej tyre.
Me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot ndryshimet Kushtetuese për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut. Këtë vendim e kanë përshëndetur edhe selitë diplomatike në Tiranë, të cilët kanë bërë shpesh thirrje për votimin e këtyre ndryshimeve.
Ambasadat e SHBA, BE, Gjermanisë dhe OSBE shprehen se këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe integrimin europian.