AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 21:32

Debati në TV/ Rakipi - Metës: Ke thënë Rama do të hyjë në vrimën e miut, asgjëkundi nuk hyri!

Debati në TV/ Rakipi - Metës: Ke thënë Rama do të
Ylli Rakipi dhe Ilir Meta në TPZ

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit në MCN TV, ku ka debatuar me gazetarin Ylli Rakipi. 

Rakipi e ka pyetur Metën se çfarë roli ka ai sot, kur sillet edhe si president edhe si opozitar, ndërkohë që nuk dha dorëheqjen pas 25 prillit, siç kishte premtuar. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju bëni edhe si president edhe si opozitar. Çfarë jeni ju sot zoti Meta? 

Ilir Meta: Unë jam në krye të detyrës. Presidenti e përmbush detyrën jo vetëm në kuadrin institucional... Presidenti bën përpjekjet e tij, kur shteti nuk funksionon si duhet.

Ylli Rakipi:Po ju përse rrini president?

Ilir Meta: Të dezertoj unë?

Ylli Rakipi: Ku ta gjesh të dezertosh.

Ilir Meta: Jam në krye të detyrës. Do të rri dhe do të iki. Kam bërë betimin.

Ylli Rakipi: Ju thatë Rama do të hyjë në vrimën e miut. Ku është në vrimën e miut ai? Në asnjë vrimë nuk është futur.