TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për partinë e krijuar rishtaz dhe për ideologjinë e kësaj force politike.
Qori deklaroi se “Lëvizja Bashkë” është një parti e majtë, e ngjashme me partitë socialdemokrate të Perëndimit.
Arlind Qori: Lëvizja Bashkë i përket të majtës demokratike. Parti të ngjashme me ne janë partitë socialdemokrate në Perëndim. Në Shqipëri, për dekada të tëra ka munguar e majta. PS, që duhet të ishte e majta, ka braktisur çdo gjë që ka të bëjë me të majtën. Një e majtë që nuk guxon të flasë për punëtorët, për njerëzit e varfër, për të vetëpunuësuarit.
Unë deri vonë jam shfaqur publikisht, jo vetëm si aktivist por edhe si pedagog. Në këtë sens, kur më vinin ftesa, shkoja për çdo temë. Kam diskutuar edhe për Marksin.
Unë si pedagog e përdor edhe Marksin në ligjëratat e mia dhe kjo më bën mua një pedagog si të gjithë pedagogët në Perëndim.
Nga pikëpamja politike, unë besoj se në bagazhin intelektual të së majtës moderne, ka vend për dhjetëra, në mos për qindra autorë dhe në njëfarë kuptimi ka vend edhe për Marksin, jo për gjithçka që ka thënë Marksi, por për elementë.
Nëse do të flasësh për punëtorët dhe kontradiktat në vendin e punës, nuk e shmang dot faktin, që një nga autorët që ka theksuar intelektualisht, që në vendin e punës ka kontradiktë midis atij që jep punë dhe atij që merr punë, do, s’do do të jetë Marksi.
Në rrethana akademike ky diskutim do të ishte gjëja më normale në botë. Ka shumë autorë, shkollë, rryma dhe në çdo universitet perëndimor, një nga rrymat është edhe Marksizmi.
Gjithësesi, pavarësisht meritave që mund të ketë Marksi, jemi në shekullin e 21-të.
Marksi do të ishte një autor më i përshtatshëm, për të kuptuar kontradiktat klasore në Anglinë e shekullin 19-të, sesa në Shqipërinë e shekullit të 21-të.
Në programin tonë për Tiranën, kemi cituar edhe Adam Smith, që ka patur disa ide për taksimin progresiv.
Ylli Rakipi: Ç’është qëndrimi juaj për Enver Hoxhën?
Arlind Qori: Enver Hoxha ka qenë një njeri i rehatuar në Korçën e viteve '30 dhe gjysmë aksidentalisht hyn në historinë e PPSH dhe Shqipërisë.
Nuk mund të thuash që ka qenë revolucionar, ka punuar me punëtorët dhe pastaj… Enver Hoxha, si person ka hyrë aksidentalisht në historinë e PPSH. Sistemi nuk ka qenë i rastësishëm, por ky si person. Lenini, Stalini, pavarësisht të gjithë gjërave më pas, e kanë nisur shumë herët angazhimin politik, ky nuk e ka patur fare, ka qenë bohem.
Roli i Enver Hoxhës në Shqipëri është fund e krye negativ.
Ai ishte bartës i një ideje, e cila e përçudnuar, siç ata e interpretonin, ka sjellë të zeza në historinë e Shqipërisë, por ka qenë edhe një nga shtysat modernizuese të historisë së Shqipërisë.
Ajo ideologji në ato vite, ka qenë në formën e vetë më të përçudnuar, marksizëm i ardhur nga stalinizmi, por ka patur një elementë modernizues të një vendi që ka qenë tejet periferik.
Ylli Rakipi: Cilat janë parimet ideologjike të lëvizjes tuaj?
Arlind Qori: Ne na duhet një model i ri zhvillimi, që e orienton kapitalin drejt sektorëve që prodhojnë më shumë vlerë, punësojnë njerëz të kualifikuar dhe në përgjithësi punësojnë më shumë. Na duhet një model taksimi progresiv, ku kapitali taksohet më shumë se puna dhe kapitali parazitar, pasuritë e paluajtshme taksohen më shumë.
Nga pikëpamja politike, jemi për demokratizimimin e jetës politike, partive politike, vënien e referendumeve, demokratizimi social në komunitet, demokratizimi i vendit të punët.
Ndërmarrjet e mëdha, pëfaqësuesit e punëtorëve, të jenë 10% e bordit të korporatave të mëdha, ose kompanitë që marrin kontrata nga shteti ta kenë këtë gjë.
Nga pikëpamjë sociale, jemi për të drejtat e njeriut, njohjne e sovranitetit të çdo njeriu mbi trupin e vet, për respektimin e dinjitetit njerëzor, luftës kundër çdo diskriminimi.