AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 11:47

“Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërim të votave për Belshin, KAS tërhiqet për vendim

“Bashkë Fitojmë” kërkon rinumërim të votave

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në Bashkinë e Belshit. Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), është duke u zhvilluar diskutimi në lidhje me ankimimin e këtij koalicioni, teksa anëtarët e saj janë tërhequr për të marrë një vendim.

Përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” kanë paraqitur disa prova, ku sipas tyre, tregojnë që ka pasur parregullsi në votime.

Ata thanë se për t’i konfirmuar pretendimet, kanë edhe pamje filmike të shkurtra, të cilat do t’u vendosen KAS-it në dispozicion.

Në një ndër pamjet filmike, tregohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka marrë 66 vota në një kuti, por në procesverbal është shënuar 64 vota.

Ndërkaq, KAS-i ka vendosur që pasditen e kësaj të hëne, të bëhet rinumërimi i votave për Bashkinë e Rrogozhinës.