TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me debatin për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia.
Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.
“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar.
Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë?
Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jemi bashkë.
E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin.”-tha Braçe.