AKTUALITET, 11 Mars 2025, 14:13

Jep dorëheqjen kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit

Jep dorëheqjen kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj në

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra që mban. Ai ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e 11 majit për të fituar mandatin e deputetit.

Malaj ka vënë në dijeni Këshillin Bashkiak për largimin nga detyra, ndërsa këshilli ka njoftuar mbledhje jashtë radhe ditën e Mërkurë për të zgjedhur një nga zv/kryetarët për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhjet e reja vendore.

Partia Socialiste pritet që t'i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e Mërkurë. Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjencisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.

 Jep dorëheqjen kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj në