AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 19:24

“Janë rritur importet nga Serbia”/ Berisha: Qeveria e Ramës përçmon fermerët shqiptarë  

“Janë rritur importet nga Serbia”/ Berisha: Qeveria e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me fermerët në Belsh, ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës i përçmon dhe i subvencionon ata, duke ulur eksportet dhe duke rritur importet nga Serbia.

Sipas Berishës, me sistemin fiskal që ka bërë qeveria e kryeministrit Rama ka shkelmuar të drejtat e fermerëve shqiptarë.

Vetëm nga vjet gjer sivjet janë 39 mijë tonë qumësht më pak i prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Ka një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Ka një rritje të importeve nga Serbia. Ka një përçmim në një farë mënyre të punës dhe potencialeve tuaja.

Si e bën qeveria këtë? Qeveria e bën me një sistem fiskal i cili shkelmon mbi të drejtat tuaja ligjore. Me asgjësimin e subvencioneve. Me një qëndrim ndaj eksportuesve. Por eksportuesit janë agjentët kryesorë të nxitjes së prodhimit bujqësore. Ju çdo gjë e blini me TVSH.

Qeveria e ka çuar dengun e barit deri në atë çmim që fermeri të mos mbajë më lopën. Ai që e di se ç’do të thotë të punosh në fermë në pikun e vapës dhe në të ftohë nuk mund të sillet në këtë mënyrë. Ai duhet të mendojë si duhet t’ju ndihmojë, sepse ndihma ndaj jush kthehet në mirësi për ekonominë dhe ndaj jush”, u shpreh Berisha.