AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 19:18

“Puna dhe mundi juaj është në rrezik”/ Berisha takim me fermerët në Belsh: Shqipëria ka bërë një prapaktheu të frikshme

“Puna dhe mundi juaj është në rrezik”/ Berisha takim

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet e tij ku sot është ndalur në zonën e Belshit në Elbasan.

Berisha po zhvillon një bashkëbisedim mbi fermerët për situatën në të cilën ato ndodhen.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mundi dhe puna e fermerëve është në rrezik, ashtu si e gjithë Shqipëria.

Sipas tij, vendi ynë ka bërë një prapaktheu të frikshme.

Berisha: Të nderuar drejtues të PD-së dhe qytetarë, kam ardhur me shumë kënaqësi për të diskutuar me ju, në një moment që ne e konsiderojmë se realisht, Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente nga ne për shpëtimin e saj. Kur them Shqipëria është në rrezik, unë do ndalem vetëm këtu. Shqipëria është në rrezik sepse puna juaj është në rrezik. Prodhimet tuaja janë në rrezik. Kjo është një e vërtetë e dhimbsme dhe e pamohueshme. Ka një prapaktheu të madh dhe të frikshëm në sektorin e bujqësisë, i cili tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim, por edhe në punësim dhe mirëqenie të familjeve shqiptare.