TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas tetë orësh.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqja tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale.
“Jam thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni. Dhashë përgjigjet e mia përpara dy prokurorëve. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj.
Ish-ministri u paraqit SPAK në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit
Gjatë kohës që Beqaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.
Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.