TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Policisë Kufitare në vendin tonë Eduart Merkaj është liruar nga detyra ditën e sotme duke u trasnferuar në një tjetër post.
Raportohet se vendimi është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Në vend të tij është emëruar Saimir Boshnjaku i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.
Ndërkohë mësohet se Merkajt i është besuar drejtimi i Akademisë së Sigurisë.