AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 16:30

I dënuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar!

I dënuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet

Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi është arrestuar sot nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin,  me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:


Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.