AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 15:49

I riu i dënuar për vrasje u vetëvar në qeli, Avokati i Popullit inspektim në burgun e Durrësit: Të përmirësohen kushtet në IEVP-të…

I riu i dënuar për vrasje u vetëvar në qeli, Avokati i

Avokati i Popullit ka inspektuar ditën e sotme burgun e Durrësit pas rastit të rëndë ku një i riu që vuante dënimin në këtë institucion u vetëvar.

Në deklaratën për mediat, AP thekson se po kryhen këqyrjet e nevojshme për të verifikuar rrethanat e kësaj ngjarje.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe autoriteteve të tjera në vend të merren masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në të gjitha IEVP-të në vend.

Njoftimi për media

Avokati i Popullit është njohur nëpërmjet medias lidhur me një ngjarje e rëndë të ndodhur brenda njërës prej qelive të burgut të Durrësit.

Sipas raportimeve, në ambientet e brendshme të këtij institucioni, një i burgosur ka varur veten. Një ekip i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneri dhe Ndihmës komisionerë të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes po verifikojne ne vend ngjarjen.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë institucioneve penitenciare IEVP në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në grarantimin e jetës dhe të drejtave të qytetarëve të cilëve u është privuar liria.

Avokati i Popullit u bën thirrje nstitucioneve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar jetën e personave që vuajnë dënimin por edhe ndihmën psikologjike apo shëndetësore që keto ngjarje të mos ndodhin.