AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 17:01

Paketa 1 mld euro për Ballkanin Perëndimor/ Varhelyi: Do të ndihmojë qytetarët për të zbutur pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të energjisë

Paketa 1 mld euro për Ballkanin Perëndimor/ Varhelyi: Do të

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e unionit për të alokuar një fond prej 1 miliardë eurosh për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar pasojat ekonomike të rritjes së çmimeve.

Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se kjo paketë do t’i ndihmojë qytetarët por edhe bizneset, duke zbutur sadopak pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të energjisë.

Ndërsa për tri marrëveshjet rajonale të nënshkruara, Varhelyi thotë se ato do të lehtësojnë punësimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

Paketa jonë e Mbështetjes Energjitike prej 1 miliard eurosh në grante për Ballkanin Perëndimor do t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset duke zbutur pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të energjisë si dhe do të nxisë investimet në diversifikimin dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Procesi i Berlinit. Mirëpres tri marrëveshjet e reja rajonale të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të lehtësojnë punësimin dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë rajonin. Një treg i fortë i përbashkët rajonal nga i ciloi përfitojnë të gjithë qytetarët!

Paketa 1 mld euro për Ballkanin Perëndimor/ Varhelyi: Do të