TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetasit me inicialet Sh.D., dhe S. S., të cilët dyshohet se mashtronin duke përfituar para në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, dolën para gjykatës. Mësohet se prokuroria e Lezhës kërkoi që Sh.D., 35-vjeç dhe S.S., 37-vjeç të qëndrojnë në burg pa afat, por pasi dëgjoi palet gjyqtari caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" vetëm për Sh.D.
Kështu, arrestimi i 37-vjeçarit u cilësua i paligjshëm dhe gjykata urdhëroi lirimin e menjehërshëm të tij me argumentin se nuk ka prova që e implikojnë në këtë veprimtari.
Të arrestuarit Sh. D., dhe S. S., të dy banues në Shijak, bashkëpunëtori i tyre, Sh. K., 63-vjeç, përmes aplikacionit "Signal", hiqeshin si përfaqësues të institucioneve vendore, dhe kontaktonin persona të ndryshëm nga të cilët përfitonin shuma parash.
Ata u arrestuan më 23 Korrik nga policia, pasi mashtruan biznesmenin Ylli Ujkaj njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mësohet se ata kanë komunikuar me biznesmenin përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro. Ai ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro.