TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë preferencë lidhur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
“Kryeprokurori i ri nuk është caktuar, s’kam asnjë lloj preference dhe qëndrimi im varet ka apo jo lidhje me krimin”, u shpreh shkurtimisht Sali Berisha.
Kreu i PD theksoi se mbështetet çdo prokuror e gjykatës që zbaton ligjin.
Pjesë nga deklarata:
Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet.
Uroj të jetë i pakapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin.
Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.